- DHOMAT -

Me qëllim të përshtatjes së nevojave të mysafirëve tanë, nga 43 dhomat që posedon hoteli:
17 janë dhoma standarde, 11 dhoma biznesi, 6 dhoma standarde me dy krevate dhe 9 dhoma deluxe, të rregulluara në mënyrën më të mirë, që mysafirët të ndjejnë rehatinë maksimale.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me:
krevate të madhësisë Queen, tavolinë pune, telefon me dalje direkte, TV me kanale digjitale, internet kabllor dhe WiFi, air të kondicionuar, frigorifer-minibar, kasafortë, si dhe banjë private me vaskë apo dushkabinë, tharëse flokësh, system alarmi dhe antizjarr.

Dhomat deluxe përveç tjerash kanë: krevate të madhësisë King, ibrik elektrik, xhakuzi, hidromasazhë ose saunë private, si dhe ballkon.

 

Shërbime të përfshira në çmim:

* marrja nga aeroporti

* mëngjesi

* minibari

* interneti

* fitnesi

* sauna

* pishina

Shërbime të përditshme:

* pastrim dhome

* zgjim

* shërbim në dhomë (06am-23pm)

* larje rrobash (pagesë)

* hekurosje rrobash (pagesë)

* pastrim kimik (pagesë)